Miliardat e PPP në mjekësi, SPAK të hetojë Ilir Beqaj

Vetëm 3 koncesione të firmosura nga Ilir Beqaj në kohën kur ishte ministër i Shëndetsisë i kanë kushtuar taksapaguesve rreth 400 miliard lekë për 10 vjet. PPP, ju dhanë klientëve, por qytetarët paguanë nga xhepi për ilaçe dhe oksigjen. Një bar-kafe mer tender 86 miliard lekë për dializë, apo një firmë ndërtimi me 1 puntor nga Italia mori 100 miliard për sterilizimin. Ja masakra me paratë e qytetarëve

 

NOA

Koncesionet në shëndetësi kushtojnë 311 mln euro për 10 vjet. SPAK të çojë në biruca Ilir Beqaj për miliardat e shpenzuara

Fitime marramendëse nga PPP e mjeksisë për 2018-ën: Sterilizimi 2.7 miliardë, Check-up 1 miliardë dhe Dializa 500 milionë lekë. Përfitimet nga PPP në shëndetësi  u rritën me 60% në vitin 2018, mjaftonin për një qendër spitalore moderne. Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe Spitali Amerikan. Check-up përfiton koncesionin 120 miliardë për 10 vjet. Koncesionin e Sterilizimit e fitoi emigranti nga Italia, 100 milion USD me një të punësuar. Hemodializën 86 milionë USD e fitoi një “bar-kafe” në Berat, me origjinë tejet të dyshimtë të kompanisë dhe pa lidhje në dukje me fushën e mjekësisë.

 

Ministri i Shëndetësisë së PPP-ve, Ilir Beqaj duhet të jetë i pari që të japë llogari për miliardat e shpenzuara , pasi në spitale qytetarët duhet të paguajnë për gjithçka.

Sterilizimi trefishon fitimin më 2018, dhe ky koncesion ju bë dhuratë emigrantit nga Italia, që fitoi koncesionin 100 milion USD me një të punësuar. Hemodializën 86 milionë USD e fitoi një “bar-kafe” në Berat dhe Check-upp 120  ……kompania që ka tregtuar cigare duke “helmuar” mushkëritë dhe gjakun e qytetarëve.

01-

Koncesioni 10-vjeçar i “Check-up”, me vlerë 120 milionë euro,  ekzemplar i korrupsionit dhe klientelizmit të “Rilindjes”

Kompania 3P LifeLogistic e themeluar për mbarëvajtjen e koncesionit 10-vjeçar të checkup-it zotërohet në 80% të aksioneve nga kompania Marketing & Distribution dhe në 20% nga kompania Trimed. Check-up ka një kontratë PPP, të “fituar” me tender, e cila duhej zbatuar deri në fund. Po çfarë “kleçke” kishte kjo kontratë dhe që duhet të shërbejë si provë e fortë për të çuar në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj ? Mjafton fakti që i është bërë favorizim kompanisë fituese duke i lënë hapësirën, që edhe nëse nuk plotëson dot numrin e analizave që duhet të bëjë për 1 vit, ajo i merr paratë të plota. Pra edhe nëse ka bërë 60% të analizave të popullatës, ajo i merr paratë 100%. Lind pyetja? Po sikur kompania nuk do t’i bëjë qëllimisht analizat, pasi ajo paratë i merr , kush mund ta verifikojë? Po ku ndodh në botë që një kompani deklaron se tenderin (PPP) e fiton, sepse deklaron që do bëjë 200 mijë analiza në vit, dhe pasi e  fiton dhe lidh kontratën , thotë që nuk i bëjë dot 200 mijë analiza se nuk ka 200 mijë persona për analiza? Po përse nuk u la në kontratë që do e fitojë ajo që ka çmimin më të ulët, dhe numrin e analizave më të shumta në 1 paketë? Ndaj edhe pagesat do të bëhen për aq persona sa do bësh analiza. Dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve që të kishte më shumë se 1 kompani check-upp , pasi konkurenca do ishte më e madhe, duke mos ja lënë monopolin vetëm 1 kompanie. Ndaj dhe SPAK duhet të kishte nisur hetimet e mbyllura nga prokuroria për këto skandale të PPP në shëndetësi. Qytetarët paguajnë miliona nga taksat e tyre dhe madje me detyrim. Por ne nuk i paguajmë paratë që kompania e hemodializës të përfitojë nga taksat e shqiptarëve të varfër, të cilët kur kujtojnë spitalin, mendojnë vdekjen se nuk kanë mundësi të paguajnë nën dorë, apo të blejnë ilaçet në spitalet publike.

02

Hemodializën 86 milionë USD e fitoi një “bar-kafe” në Berat

Dhe skandali shtohet kur pas publikimit të listave të pagave shikon që një gazetar paguhet me 18 mijë euro ,ose 21 milion lekë në muaj, pikërisht nga spitali, i cili ka përfituar edhe 86 miliardë lekë nga PPP-ja e hemodializës ?!. Çfarë faktesh kërkon më shumë SPAK, për ish-ministrin Beqaj që dha PPP dhe ata që i kanë përfituar duke shkelur të gjitha parimet bazë  ekonomike dhe financiare? Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan, por jeton me të ardhurat e një bar kafeje në Berat. Origjina e dyshimtë e kompanisë, që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës, pa lidhje në dukje me fushën e mjekësisë. Kush fshihet pas lokalit bar-kafe të Beratit, i cili mori koncesionin e hemodializës ? Në një analizë të tyre gazetarët e BIRN, A. Bogdani, B. Likmeta i drejtuan disa pyetje ish-ministrit të PPP në shëndetësi Ilir Beqaj, por edhe organeve të hetimit dhe më vonë SPAK, i cili tashmë është i kompletuar: Por çfarë pëfaqëson në vetvete kompania Dia Vita sh.p.k? Kush janë përfaqësuesit e saj? Kush fshihet pas Dia Vita sh.p.k ? Dhe do të nisë hetimi i SPAK me fatin e rreth 86 miliard lekëve që ju hoqën nga buka e gojës taksapaguesve shqiptarë për të financuar PPP-në e hemodializës?

Bar kafeja pa emër e familjes Fetiu në lagjen Barrikada në Berat | Foto nga : Besar Likmeta

03

Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit

Skandali/ Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit të Shëndetsisë Ilir Beqaj, i cili  ka pasur kontakte të vazhdueshme Ilir Rrapaj. Konsorciumi fitues  ka vetëm 1 të punësuar, kapital minimal dhe në dukje zero eksperiencë në fushën e mjekësisë. Pra një biznesmen i vogël shqiptar nga Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi qëndron pas tenderit të kontestuar me vlerë 100 milionë USD të Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit.Të dhënat e mbledhura nga BIRN sugjerojnë se konsorciumi i emigrantit shqiptar, Ilir Rrapaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me ministrinë e shëndetësisë dhe ministrin Beqaj që nga viti 2013. Mbetet e paqartë se çfarë roli luan kompania Invetital Ll.C në konsorcium, duke qenë që ka vetëm 1 të punësuar, kapital minimal dhe në dukje zero eksperiencë në fushën e mjekësisë. I pyetur nëpërmjet telefonit për marrëdhënien e tij me Ilir Rrapajn, ministri Beqaj në fillim mohoi ta njihte. Pasi BIRN i dërgoi ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin nga Peruxhia, Beqajt iu rifreskua memoria, duke pranuar se “kishte njohje me z.Ilir Rrapaj.”

Ilir Rrapaj , përfituesi i koncesionit 100 mln.USD të Sterilizimit dhe ministri Ilir Beqaj më dt. 19 Dhjetor 2013, gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë në Rajonin e Peruxhias, Itali. |Foto nga : Facebook/

 

04-

Koncesionet e check-up, dializës dhe sterilizimit, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Autoriteti i Konkurrencës, pasi ka hartuar një studim në tregun e shërbimeve spitalore, bazuar në gjetjet e një raporti eksperti për konkurrencën në Shërbimin Shëndetësor,  vendosi që të hapë një hetim të përgjithshëm në shërbimin spitalor për një periudhë gati 3 vjeçare, nga janari 2016 deri në 30 shtator 2018.