Furtunë dhe dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

247
Sigal

Moti i keq dhe reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar problemet e para në qytetin e Vlorës, ku Autoriteti Portual atje njofton se për shkak të dallgëzimit në det, do të jetë i ndaluar lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

Ndërkohë, për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e lundrimit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 28 dhjetor.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Vlorës:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

ME KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE TE PARASHIKUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE NUK KA PEZULLIME PER KRYERJEN E AKTIVITETIT.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28.12.2021 / 06:00.