Vlorë, 90 % më pak turistë të huaj, korriku rënie drastike në krahasim me 2019-n

365
Sigal

Deri në 90 %, përllogaritet të ketë rënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin e Vlorës.  Rënia drastike, sipas punonjësve të Qendrave të Vizitorëve lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit!

Qendrat e vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masë turistët e huaj!

Krahasimi i të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike me rreth 90 % të numrit.

“Efekti Covid është ndjerë më shumë te vizitorët, ku statistikat referojnë se a pasur rënie drastike. Vitin e kaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10 % krahasuar me vjet.”

Pandemia e koronavirusit që ka detyruar politikën e kufizimit të lëvizjes së  lirë është arsyeja kryesore e mungesës së të huajve!

“Ka kryesisht turistë shqiptarë që e kanë informacionit, ndërsa turistët e huaj mungojnë ose janë të kufizuar.”

Bazuar në përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnë edhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas.

Destinacionet apo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve.

“Këtë vit preferojmë ose jemi të detyruar që të preferojmë turizmin shqiptar. Nuk mund të jetë pengesë pandemia që shqiptarët t’i kalojnë pushimet në Vlorë e në gjithë Shqipërinë. “

Sezoni turistik mes pandemisë së Covid 19, është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë të cilët thonë se ende po punojnë me rreth 20 % të kapacitetit. /Ora