Konfindustria vlerëson, se politikat tregëtare në fuqi po dëmtojnë rëndë industritë dhe prodhimin vendor, duke favorizuar grupet importuese. Indiferentizmi dhe mungesa e profesionalizmit të ministrive përgjegjëse është i papranueshëm kur qartësisht politikat tregtare të shteteve importuese në shumë raste janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Pasojat janë veçanërisht shqetësuese në industrinë ushqimore dhe sektorin bujqësor.
Rritja e fuqishme e importeve ushqimore dhe bujqësore ka ulur ndjeshëm edhe përfitimet e ekonomisë kombëtare nga sektori i turizmit. Konfindustria vlerëson, se në dy muajt e parë të vitit 2024 sasitë importe e fruta perimeve janë rritur afërsisht me 50-80% krahësimisht vitit pararendës. Ndërkohë, eksportet shqiptare bujqësore nuk shënojnë rritje.
Përfitues i madh në vitin 2023 ishte Serbia, që shtoi eksportet drejt Shqipërisë me mbi 30%, duke zënë vendin e parë. Problematikat e rënda tregtare të shoqëruara me ato fiskale, dhe financiare si dhe zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt lek-ut kanë shtuar ndjeshëm konkurencën e prodhimeve të huaja kundrejt atyre vendore me pasoja të rënda në afatgjatë.