Nikë Necaj: Jo lëmoshë, por dinjitet pensionistëve

Rreth 76 % e pensionistëve, më të varfërit e Ballkanit e të Evropës, përballë propagandash ultramajtiste e qasje vendimesh ekstremisht djathëtiste!!

Po paraqes një ekspoze të shifrave, krahasuar me shtetet e Ballkanit perëndimor, që flasin për   falsitetin e propogandës politike e të premtimeve elektorale. Në vendin tonë sot janë rreth 725 mijë pensionistë; prej tyre:294 mijë (41 %) marrin pension të pjesshëm (9–13 mijë lekë/muaj). 591 mijë pensionist marrin më pak se 20 mijë lek në muaj. Pensioni mesatar i kombinuar (i plotë + i pjesëshëm) është 19 022 lekë, vetëm 24 % e pagës mesatare neto (77000 lekë). Ky tregues (pension mesatar: page mesatare) tek ne është më i ulti në vendet e rajonit. Pensioni mesatar i të pensionuarve në vitin e fundit është diku rreth 17 mijë lekë ose 13 % më i ultë se pensioni mesatar. Vlera e pensionit për pensionistët me vjetërsi të plotë pune (431 mijë) është e përshkallëzuar si më poshtë:

  • < 20  mijë lekë: 153  mijë pensionist (35 %)
  • 20–30 mijë: 123 mijë ose (29 %)
  • 30–40  mijë: 82  mijë pensionist (17 %)
  • 40–50 mijë: 43  mijë pensionist (10 %)
  • 50–60 mijë: 22 mijë pensionist (5 %)
  • 60–70 mijë: 11 mijë pensionist ose (2 %)
  • 70–100 mijë: rreth 6,5 mijë pensionist ose (1%)
  • 100–150 mijë: rreth 6 mijë pensionist ose (0,8%)
  • 150–200 mijë: 4,5 mijë pensionist (0,1  %)
  • 200–245 mijë: ~1 mijë pensionist ose (0,1 %)
NOA

Pensionet minimale dhe mesatare të shteteve te rajonit si dhe raporti në përqindje i pensionit  mesatar mbi pagën  mesatare neto, janë si më poshte:

 Vendi Pension minimal (€) Pension mesatar (€) Pension mesatar si % e pagës mesatare
Shqipëri 132 200 24,8 %
Mali i Zi 450 514 38 %
Serbia 230–180* 430 48 %
Maqedonia e V. 291 425 29 %
Bosnje 307 277 36 %
Kosova 90 190 28,9 %

(Në Serbi, pensioni minimal diferencohet sipas profesionit: punëtorët 230 €, bujqit 180 €.).
Mesatarja rajonale është 425–514 €, ndërsa në Shqipëri është 195 – 205 €, përkatësisht 40–45 % e nivelit rajonal. Përqindja e pensionit mesatar ndaj pagës mesatare në Shqipëri (24,8 %) është e fundit në rajon, ku Serbia kryeson me 48 %.  Fondi total i pensioneve në 2024  ishte rreth 1,83 miliard €.  136 milion € u subvencionuan nga buxheti (pjesa tjetër nga kontributet e mbledhura  në zërin e sigurimeve shoqërore.).

Shpenzimet për pensione përbëjnë 7,4 % të PBB-së, niveli më i ultë në rajon:Bosnje-Hercegovina e ka 20 %, Serbia 13 %, Mali i Zi 10 %, Maqedoni e Veriut 20 %, Kosovë 7–8 %.

Shpenzimet për pensionet  tek ne zënë  rreth 22 % të buxhetit vjetor , kur vendet e rajonit e kanë  31-39  %.  Defiçiti i skemës së pensioneve në 2023 ishte rreth 0,8 % e PBB. Në shifra relative ne kemi defiçitin  më të ultë të skemës  në rajon e  pothuajse në të gjitha vendet e BE. Shpenzimet për pensione, krahasuar me PBB    janë më të ultat në rajon e Evropë, vetëm 7,4 %, kur të tjerët e kanë mbi 10-18 %. Kjo ekspoze  shifrash ( të nxjerra nga chat gpt), flet  më qartë e saktë se propaganda  bajate e premtimet pa sens logjik e ekonomik si ;  fondi Sovran  nga nafta e Shpiragut,, energjia me çmim të ulur, heqja e taksave për pensionistët, pension i 13-të andej nga 2035 etj., nuk e përmirësojnë gjëndjen e kësaj shtrese. Qeveria me administratën e saj dhe  opozitat  nuk e njohin , më keq akoma nuk duan  të ja dinë për varfërinë  e skajshme  të  mbi 500 mijë  pensionistëve.  Këtë varfëri e zbut vetëm rritja e ndjeshme e pensioneve të vogla e të mesme  dhe jo  disa masa pa kuptim e pa  vlerë. Reforma në sistemin e pensioneve nuk mund të bëhet nga të pa aftë, servile e militantë kokë-ulur, kukulla e të koruptuar.  Reforma  që të jetë e drejtë dhe e suksesshme duhet të plotësojë standartin e rritjes së madhe  të pensioneve të ulta  e të  mesme së pari dhe së dyti , të  lehtësojë barrën e buxhetit. Reforma e vitit 2015, favorizoi pushtetarë dhe ish pushtetarë, atë kategori njerëzish e kuadrosh që e kanë zvarritë këtë vend për 35 vjet e më shumë, që e kanë shpërdoruar  nga resurset natyrore e njerëzore. Secila reformë ka kosto dhe përfitime. Përfitimet i kanë marrë për vehte, kurse koston ekonomike ja kanë faturuar   bluzë-grisurve. Turp, 100 herë turp për politikën  mashtruese të 35 viteve ! Ja ku janë  burimet për të rritur pensionet dhe për të shëruar  skemën   ( edhe pse kjo e jona është  më solidja në Ballkan e më gjërë ):

Së pari: Nuk është normale që rreth 30 mijë pensionistë  ose 4,1 % e numërit  në total të marrin  366 miljon euro në vit ose 20 % të fondit të pensioneve. Këta janë të privilegjuarit e vendimeve të Kuvendit e të qeverive  ( ish deputet, ministra, drejtora, qeveritar të tjerë, gjyqtarë, prokurorë, ushtarak, intelektual me grada shkencore të fituara me pune e plagjiaturë, etj. ) . Këta marrin nga 75 deri në 245 mijë lek ( 820- 2490 euro ) pension, ose 60-70 % të pagës së fundit të tyre, kur të tjerët, pavarësisht nga arsimimi, profili  e gjëndja  shoqërore kanë pensionin më pak se 25 % të pagës.  Pse  ky diskriminim ?  Kontributet e këtyre të privilegjuarve, në të gjithë kohën e punësimit  mjaftojnë vetëm për një pension 30 % më të lartë se pensioni mesatar. Kësi soji kjo kategori  merr me shume se i takon logjikisht  mbi 180  milion euro në vit ( 16,6 miliard lekë ) . Shtetarët tonë koston e reformave gjithnjë ja kanë faturue  të varfërve. Turpi i reformave të tyre ! Këtyre u duhet hequr ajo që nuk ju takon as me laps, as me arsye, as me zakon. Në asnjë vend të BE  nuk ka raport kaq të zhdrejtë të pensionit minimal me atë maksimal si tek ne  , 1 me 17. Vendet e rajonit e kanë afërsisht 1 me 3,5 – 1 me 6,5.

Së  dyti :  Sipas Bankës Botërore informaliteti   ekonomk  është te 40 % . Shqipëria mbledh  në  buxhet vetëm 27,8 %  të  PBB, kur Mali i  Zi mbledh  42,2 %, Serbia 42,1 %, Maqedonia e Veriut  31,7 %, Bosnje – Hercegovina 40%, dhe Kosova 29,3 %. Pra jemi të fundit e rajonit në këtë aspekt, gjë që tregon se kemi korupsionin më të lartë në rajon e shumë më gjërë. E për këtë fajin nuk e ka sistemi, por rekrutimi i njerëzve për të punuar në administratën shtetërore. Vetëm  nga ky fakt, duke u krahasuar me mesataren e rajonit ( 35,7 %) , buxhetit të shtetit i mungojnë 1,97 miliard  euro, prej të cilave mbi 550- 650 milion janë për fondin e sigurimeve shoqërore.

Së treti: Paga maksimale mbi të cilën vilen kontributet e sigurimeve shoqërore është tek 157 mijë lekë. Sot, afërsisht pagë më të lartë se 157 mijë lekë marrin  mbi 35 mijë të punësuar. Pse të paguhen sigurime vetëm për 157 mijë lekë dhe jo për pjesën tjetër të pagës që varion nga 50-250 mijë lekë? Nga ky zë fondit të pensioneve i mungojnë vit për vit 80-100 milion euro.

Së katërti: Kur rriten pagat a duhet rritë përqindja e kontributit të sigurimeve shoqërore? Them se po.  Ata që marrin paga të larta, kërkojnë dhe pensione të larta. Pra kjo justifikon kontributin sipas nivelit të pagës. Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetsore tek ne përbëjnë 27,9 % të pagës bruto, kur në Bosnje-Hercegovinë janë 40 %, në Maqedoninë e Veriut 29 %, Serbi 37 % , etje  Edhe në këtë fushë duke e rritur kontributin fondi i pensioneve  shtohet për rreth 100 milion euro në vit.

Nga sa citova më lart, duken qartë rezervat (gati një miliard euro), për rritjen e fondit të pensioneve, gjë që bën të mundur që të mos ketë pension të plotë më të ultë se 37 mijë lekë dhe pension të pjesshëm më të ultë se 24 mijë lekë. Pensionistët e Shqipërisë nuk kërkojnë lëmoshë, kërkojnë që shoqëria të ju kthejë atë që ju takon  në rrafshin logjik e njerëzor, kërkojnë dinjitetin e të jetuarit si njerëz, në vitet e fundit të jetës së tyre. Edhe në rrafshin human Qeveria ka detyrime morale e kushtetuese. Mbështetja e të pamundurve duke i bërë ata të dinjitetshëm, thoshte Pjetër Arbnori (ikonë e demokracisë ), rrit dinjitetin e çdo  qeverisje.