Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Kadare: Dashuritë

Ka dashuri të vogla
Dashuri të para, dashuri nr. 1,
Dashuriza.

Që zukatin në kujtesë posi miza,
Që bëjnë kakao,
Që lajnë kanotiera;

Sigal

Ka dhe dashuri të mëdha, të lira si era,
Mbetur tutje-tëhu nëpër botë anembanë
Që s’na dijnë ku jemi,
Që s’i dijmë ku janë.