Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Sabrie Selimaj

342
Sigal

MOS PRIT !

Mos prit të mbërthehem në faj!

Këtë jetë, dhe unë sa ti e dua,

Të rrefej të gjitha, për vete ç`të mbaj,

Shpirti fishkëllon, nga malli si krua,

Dy pika loti sa një mijë e një fjalë,

Si vrulli i lumit nga shtrati dal,

Në eshtra më ther ardhja e rrallë,

Ku e trete vall, të shkretin mall …!

Si pajën në sepete palosur,

Kujtimet e trishta e të ëmbëla,

Na ndau kjo largësi e flamosur,

Si mëngjesi nga ëndërra,

Mos prit të mbërthehem në faj!

Për të çliruar brengat e tua,

Jo gjithçka në jetë, vete vaj…

Shpirtin nga malli u përvëlua,

Kur mallet mos të lëshojnë më zë,

Mos u turr si breshëri në Gusht,

I vdekuri, as dëgjon, as shikon më,

Nga ngushëllimet, do zihesh ngushtë,

PESHKAQENËT SI ZË GREPI

Prit e prit, dimër,behar…!
Pritja e gjatë, zbrazi hambar,
Gjysëm vdekur, gjysëm gjall,
Të zhgënjyer, vimë vërdall

Duke pritur, ca ndërruan jetë,
Ca u rrudhën e`u plakën,
Ca tatposhtë, ca përpjetë,
Në portën e djallit u falën!

Nga gjithçka ngelesh hiçi,
Të vret horri, të vjedh pisi ,
Të thyen në mes si deg lisi
Të ndan, kockën nga mishi

Kafshoj gjuhën nga sikleti.
Molla e sherrit, pushteti
Sot varfëria tundet si fletë,
Vall e nesërmja si do jetë!?

Gjëmon qielli, dridhet toka,
Lodhur nga fjalët e kota,
Nëse, si mundim me vota
S`ka ç`na bën, Zoti as bota

Duke sharë si gratë e liga,
Soj e fis, miq dajallarë,
Nga humbja i zë frika …
Shqipërinë peng, mbajnë,

Pritja e gjatë shpoi kockën,
Lèn vatani, mësyjnë Europën
Si jetimi pa babë, pa nënë,
Në udhë kryq, kokën vënë .

Peshkaqenët në thellësi,
Si kap dot, grepi drejtësi,
Njomet vula, griset fleta,
I përcjellin me gënjeshtra

Kush ka sy, mos t`i mbylli,
Kush ka vesh të dëgjoj…
Të largojmë retë nga dielli
Dita e shpresës të agojë,

Mjaftë pritëm, dimër, behar,
Ëndërr ngrysur, shpirt- vrarë,
Të mashtruar të zhgënjyer
Besë vrarë, fjalë -thyer …?