Sektori i ndërtimit është bërë një nga fushat më të preferuara të krimit të organizuar për pastrimin e lekëve duke dëmtuar ndërtuesit e ndershëm. Në Potam një vajzë 23-vjeçare nga Ballshi me pagë 60 mijë lekë mori leje për ndërtimin e 6 kullave. mospërputhje flagrante mes të ardhurave të deklaruara dhe volumit të ndërtimeve ngre pikëpyetje se kush janë financuesit realë? SPAK duhet të hetojë dhe godasë pastrimin e parave të krimit.
Harta e ndërtimeve luksoze në bregdetin e jugut po zgjerohet me ritme alarmante, por pas shkëlqimit të betonit në Potam të Himarës fshihet një skemë e dyshimtë që ngre pyetje të forta mbi burimin e financimit dhe rolin e institucioneve shtetërore. Në qendër të këtij skandali është kompania “Eldino” Sh.p.k., një firmë që në letër zotërohet nga një e re 23-vjeçare nga Ballshi, Gabriela Dino, por që në realitet flitet se do të sigurojë leje për ndërtimin e gjashtë kullave gjigante 16-katëshe në një prej zonave më të lakmueshme të bregdetit. Dyshimet nisin që te stabiliteti financiar i kompanisë në fjalë. Në Shqipëri kemi shumë vajza dhe djem 23-vjeçar por ky është ndër rastet më të rralla në botë që një i ri me 60 mijë lekë rrogë të ndërtojë kulla që arrijnë vlerën miliona euro, aq më tepër kur lejet e ndërtimit i marrin nga figura të rëndësishme të politikës shqiptare, kjo ngre pikëpyetje për investitorët e vërtetë që SPAK duhet të marrë masa ligjore menjëherë.
Themelimi i kompanisë me 100 mijë lekë
“Eldino” u themelua në vitin 2013 me një kapital qesharak prej vetëm 100 mijë lekësh nga Ervin Luari, një personazh me historik problematik. Megjithëse kompania regjistronte bilance me humbje, ajo u ble në vitin 2015 nga Gabriela Dino për të njëjtën vlerë modeste. Ironia qëndron në faktin se pronarja e re, e cila zyrtarisht figuron si ekonomiste me një pagë mujore prej 60 mijë lekësh, sot drejton projekte që kapin vlerën e miliona eurove. Kjo mospërputhje flagrante mes të ardhurave të deklaruara dhe volumit të ndërtimeve ngre pikëpyetje se kush janë financuesit realë që qëndrojnë në hije ?Rruga e “Eldino” drejt suksesit duket se është shtruar me firma zyrtare nga nivelet më të larta të pushtetit. Kryeministri Rama, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, pritet të firmosë lejet për projektin në Potam, i cili përfshin gjashtë objekte me 16 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë. Përveç këtyre, kompania ka marrë “bekimin” qeveritar edhe për dy objekte të tjera në po të njëjtin fshat bregdetar përmes vendimeve të vitit 2024 dhe 2025, të bashkëfirmosura me ministra si Mirela Kumbaro dhe Blendi Gonxhe. Ky favorizim i një kompanie pa kapital të mjaftueshëm dhe me bilance negative sugjeron një rrjet të fuqishëm influencash që operon larg syrit të publikut. Por shtrirja e kësaj kompanie nuk ndalet vetëm në jug. Në prapaskenë flitet se shfaqet edhe figura e babait të Gabrielës, Abaz Dino, një emër i njohur për drejtësinë. Sipas dosjeve të SPAK-ut, Abaz Dino është përfshirë në falsifikim letrash dhe pastrim parash, duke u shfaqur si “biznesmen ndërtimi” në transaksione të dyshimta me ish-zyrtarë të lartë të policisë.Skema e tjetërsimit të pasurive përmes kompanisë “Dino Partners”, ku vlera miliarda lekëshe kalonin nga babai te vajza brenda pak ditësh pa deklaruar origjinën, përforcon dyshimet për një makineri të mirëfilltë pastrimi parash.



















