Prof. Vangjel Kici: Nëse shtetëzohet nafta dhe mineralet, Shqipëria e Kosova bëhen si Kuvajti  

63
Sigal

Dubain do ta kemi këtu në Shqipëri, nëse politika do jetë kombëtare dhe jo tradhëtare. Duhen forcuar studimet gjeologjike, nafta dhe gazi duhen drejtuar vetëm nga shteti dhe jo koncesionarët e huaj-ofshore, pasi toka dhe deti shqiptar nuk janë të varfëra siç paraqiten padrejtësisht. Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të punësonte popullin, rriste mirëqënien dhe nuk do të braktisej Shqipëria nga shqiptarët

Nëse shtetëzohen nafta dhe mineralet Shqipëria dhe Kosova mund të bëhen si Kuvajti, ose si Emiratet e Bashkuara Arabe.

  •  -Dubain do ta kemi këtu në Shqipëri, nëse politika shqiptare do të jetë më kombëtare dhe jo tradhëtare.
  • – Brezi magnetik nga Deti Egje, në Greqi, në Shqipëri, Kosovë, Sanxhak, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kroaci hap prespektiva
  • – Sllovenia që nuk shquhet për ndonjë pasuri natyrore, por pwr pasuri mendore jeton mw mirë se ne
  • – Duhen forcuar studimet gjeologjike duhet nacionalizuar nafta dhe gazi. –Nafta dhe gazi duhen drejtuar vetëm nga shteti shqiptar pasi toka dhe deti shqiptar nuk janë të varfra, siç paraqiten padrejtësisht.
  • -Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të punësonte popullin, do të rritej shumë mirëqënia e tij, nuk do të braktisej Shqipëria nga shqiptarët.

Prof. Asoc. Dr. Vangjel Kici

Në shkencë, gjatë regjimit monist nuk lejohej mendimi ndryshe. Më 1975 autorin e këtij shkrimi e dëbuan padrejtësisht nga Instituti i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit, sepse mendonte ndryshe nga disa specialistë partiakë, egoistë dhe ambiciozë profesionalë. Duke më goditur mua dhe shokët e mi, ata goditën naftën shqiptare, goditën Shqipërinë. Ata nuk menduan si patriotë. Pas 5 vjetësh punëtor në prodhim, më 1980 autorin e transferuan në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë. Edhe atje e dëbuan, sepse mendonte ndryshe për problemet e gjeologjisë.

Në perëndim të zonës së Korab-Pelagonisë ndodhet Brezi i zonës së Mirditës. Ky brez është bashkuar padrejtësisht me zonën e Vardarit, dhe është emërtuar si Brezi perëndimor i zonës së Vardarit (në hartë Western Belt). Pra, shkëmbinjtë magmatikë të Brezit të Mirditës konsiderohen padrejtësisht të formuar në oqean, sikurse ata të zonës së Vardarit

Po tani në demokraci?

Vazhdon lufta kundër mendimit ndryshe, vazhdon censura. Duke qenë pensionist dhe larg Shqipërisë, kam shkruar dhe botuar disa libra mbi Gjeologjinë e Shqipërisë. Këto libra ndodhen në bibliotekat e Tiranës. Librat e mi sjellin ndryshime shumë të rëndësishme në Gjeologjinë e Shqipërisë. Ndërmjet të tjerash, ato hapin perspektiva të jashtzakonshme për naftë dhe gaz në Shqipërinë Lindore, që vazhdon edhe në Kosovë. Për ta kuptuar më mirë këtë, lutem shikoni këtë hartë skematike në fund të këtij shkrimi. Brezi Lindor i zonës së Vardarit (në hartë VARDAR Eastern belt) ndodhet në lindje të Shqipërisë dhe Kosovës. Shkëmbinjtë magmatikë të këtij brezi janë formuar në oqean. Prandaj, zona e Vardarit nuk ka perspektivë për naftë dhe gaz. Në perëndim të zonës së Korab-Pelagonisë ndodhet Brezi i zonës së Mirditës. Ky brez është bashkuar padrejtësisht me zonën e Vardarit, dhe është emërtuar si Brezi perëndimor i zonës së Vardarit (në hartë Western Belt). Pra, shkëmbinjtë magmatikë të Brezit të Mirditës konsiderohen padrejtësisht të formuar në oqean, sikurse ata të zonës së Vardarit. Kështu i hiqet padrejtësisht këtij brezi perspektiva për naftë dhe gaz. Shtrohet pyetja: Si erdhën shkëmbinjtë magmatikë të zonës së Vardarit në perëndim të malësisë së Korabit? Ata “fluturuan”? !!!

Autori i këtij shkrimi ka vërtetuar se shkëmbinjtë magmatikë të Brezit të Mirditës nuk janë formuar në oqean, dhe se ata nuk lidhen fare me zonën e Vardarit. Ky fakt hap perspektiva të jashtzakonshme për naftë dhe gaz në Brezin magmatik të Mirditës. Ky brez vijon nga Deti Egje, në Greqi, në Shqipëri, Kosovë, Sanxhak, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kroaci (deri afër Zagrebit). Gjatësia e këtij brezi është rreth 1000 km, kurse gjërësia mbi 25 km. Masivët magmatikë të këtij brezi (figurat e zeza në hartë) mbulojnë poshtë vetes vendburime gjigante nafte dhe gazi. Shënjat për këtë i ka dhënë gazi metan në minierën e kromit në Bulqizë. Në këtë rast të mundshëm Shqipëria dhe Kosova mund të bëhen si Kuvajti, ose si Emiratet e Bashkuara Arabe!!

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.

Pra, Dubain do ta kemi këtu në Shqipëri!

Revista Buletini i Shkencave Gjeologjike, në vend që të merret me analizën, pro ose kundër këtyre problemeve madhore, “rreh ujë në havanë”. Revista në fjalë boton artikuj me koncepte krejt të vjetra, që autori i këtij shkrimi i ka hedhur poshtë para shumë vitesh!! Nëse kanë kundërshtime, gjeologët le të vërtetojnë të kundërtën e librave të mi, dhe jo të heshtin sikur këta libra nuk ekzistojnë. Revista prandaj paguhet nga shteti, që të ketë debate.

Të vjen plasje, kur dëgjon një slloven, që na konsideron të prapambetur, dhe ai ka të drejtë. Sllovenia është një vend dhe popull i vogël ballkanik (sipërfaqja rreth 20 000 km2 dhe popullsia rreth 2 milion banorë). Sllovenia nuk shquhet për ndonjë pasuri natyrore, por ka pasuri mendore. Ajo e ka të lartë mirëqënien e popullit, afërsisht si Anglia!

Sllovenia është një vend dhe popull i vogël ballkanik (sipërfaqja rreth 20 000 km2 dhe popullsia rreth 2 milion banorë). Sllovenia nuk shquhet për ndonjë pasuri natyrore, por ka pasuri mendore. Ajo e ka të lartë mirëqënien e popullit, afërsisht si Anglisom

Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të punësonte popullin. Do të rritej shumë mirëqënia e tij. Nuk do të braktisej Shqipëria nga shqiptarët. Brezi i Mirditës (të gjitha shtetet ku ai vazhdon) mund të furnizojë me naftë dhe gaz edhe Europën! Populli ynë mund të jetojë i lumtur në Shqipëri

Neve na ka mbetur mendja në lindje.

Akademikët tanë gjoja vërtetojnë se gjuha shqipë është e sajuar nëpërmjet huazimit të fjalëve nga lindja (nga serbishtja!!). Gjeologët tanë gjoja vërtetojnë se malet tona kanë ardhur nga lindja. Pra, na ka mbetur mendja në lindje. Ku? Në Anadoll!!

Gjeologët tanë bëjnë sikur punojnë sa për të marrë rrogën për ushqimin e familjes. Ata nuk punojnë për të pasuruar Shqipërinë, me përjashtime të rralla. I bëj thirrje qeverisë: Duhet ndryshim rrënjësor i gjërave. Duhen forcuar studimet gjeologjike. Duhet nacionalizuar nafta dhe gazi. Ato duhen drejtuar vetëm nga shteti shqiptar. Toka dhe deti shqiptar nuk janë të varfra, siç paraqiten padrejtësisht. Zhvillimi i sektorit shtetëror të naftës do të punësonte popullin. Do të rritej shumë mirëqënia e tij. Nuk do të braktisej Shqipëria nga shqiptarët. Brezi i Mirditës (të gjitha shtetet ku ai vazhdon) mund të furnizojë me naftë dhe gaz edhe Europën! Populli ynë mund të jetojë i lumtur në Shqipëri.