U zunë për emrin, Kylie Minogue flet për betejën ligjore me Kylie Jenner

163
Sigal

Kylie Jenner bëri një kërkesë të markonte emrin e saj por hasi në kundërshtimin e Kylie-t tjetër. Kylie Minogue thotë se beteja e saj ligjore me Kylie Jenner “duhej të bëhej”.

Këngëtarja 54-vjeçare bllokoi me sukses Jenner nga markimi i emrit të përbashkët pesë vjet më parë, dhe tani ajo ka këmbëngulur se situata ishte “thjesht biznes”. Ajo theksoi se dyshja “arritën një marrëveshje”.

Duke u shfaqur në “Watch What Happens Live” këtë javë, ajo i tha prezantuesit Andy Cohen: “Kam kaluar një jetë duke mbrojtur markën time dhe duke ndërtuar emrin tim, kështu që ishte thjesht diçka që duhej bërë.”

Ndërsa Jenner u përshkrua si “personalitet televiziv dytësor”, këngëtarja u përshëndet si një “artiste interpretuese me famë ndërkombëtare, humanitare dhe aktiviste e kancerit të gjirit e njohur në mbarë botën thjesht si Kylie”.

Cohen pyeti nëse duhej të telefononte nënën e Jenner, Kris Jenner, dhe ndërsa muzikantja australiane tha se nuk e bëri, ajo është gati për të takuar familjen e famshme.

Ajo shtoi: “Jo, por do të doja t’i takoja.”

Në vitin 2014, Jenner aplikoi për markën tregtare “Kylie” për biznesin e saj të kozmetikës dhe veshjeve, por Minogue tashmë po shiste produkte si aromat, veshjet dhe mobiljet me këtë emër. Në vitin 2017, Zyra e Patentave refuzoi aplikimin, megjithëse thuhet se ajo e apeloi vendimin. Minogue më parë këmbënguli se ajo kurrë nuk priste që mosmarrëveshja për markën tregtare të shkaktonte një sensacion të tillë. Ajo tha: “Është qesharake që shkaktoi një zhurmë të tillë.