Ndërron jetë Carla Fracci, një nga balerinat më të famshme në botë!

312
Sigal

Carla Fracci, një nga balerinat italiane më të famshme të shekullit të 20-të, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Balerina që me performancat e saj hipnotizonte audiencën në të gjithë teatrot e botës, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ndërron jetë Carla Fracci, një nga balerinat më të

Fracci ka performuar gjithmonë me partnerë të nivelit të saj dhe është spikatur për interpretimet fantastike në koreografitë romantike, ndër të cilat mund të veçojmë baletin “Giselle”.

Pas karrierës si balerinë, ajo drejtoi kompani baleti në shumë vende të Italisë, përfshi këtu Napolin, Veronën, Romën me qëllimin e vetëm për ta mbajtur baletin gjallë në vende ku tradicionalisht ka dominuar opera.

Ndërron jetë Carla Fracci, një nga balerinat më të

Carla, jo pak e njohur edhe për Shqipërinë, shquhet për elegancën dhe mënyrën sesi transmetonte artin e saj përmes lëvizjeve të trupit. Gjatë fjalës së tij për të, presidenti italian, Sergio Mattarella e quajti si “një nga balerinat klasike më të mira të të gjitha kohërave.”

Ndërron jetë Carla Fracci, një nga balerinat më të

Balerina, u martua në 1964-ën me regjisorin Beppe Menegatti dhe janë prindër të një djali, Francesco.