Të gjithë në radhë për sulmuesin shqiptar, zgjerohet harta e skuadrave që duan Armando Brojën

146
Sigal

Armando Broja është një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve. Sumuesi shqiptar përfundoi periudhën e huazimit te Southampton dhe tashmë i është dashur të kthehet te Çelsi.

Gjithsesi, te londinezët konkurrenca është e madhe dhe vështirë se do mund të gjejë hapësira. Në këto kushte, interesimi nga klube të ndryshme sa vjen e rritet.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, listës së gjatë i është shtuar edhe Uest Hemi, i ciia tashmë është zyrtarisht në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Të gjithë në radhë për sulmuesin shqiptar, zgjerohet

Sezonin e kaluar reparti ofensiv i Uest Hemit ka qenë mjaft produktiv, pasi në 38 ndeshje të kampionatit janë shënuar 60 gola. Afrimi i Brojës me shumë mundësi do ishte një vlerë e shtuar.