Thuhet se Lana Del Rey është fejuar!

140
Sigal

Lana Del Rey mund të jetë fejuar me partnerin e saj, Evan Winiker, tha një burim për “Billboard”.

Çifti e ka mbajtur marrëdhënien mjaft private dhe në muajt e fundit, vetëm disa herë janë fotografuar në publik, ndaj lajmi i fejesës së tyre, mund të jetë pak surprizues për njerëzit.

Thuhet se Lana Del Rey është fejuar!

GETTY IMAGES

Thashethemi i fejesës nisi pasi këngëtarja 37-vjeçare u pa me një unazë të madhe prej diamanti në gishtin e unazës.

Ndërsa nuk kemi shumë të dhëna mbi raportin e Lana-s me Evan, pasi siç e thamë edhe më sipër, e kanë mbajtur lidhjen super të fshehtë dhe me të drejtë, urojmë vetëm të kemi sa më parë foto nga dasma e tyre, sepse me siguri, do të jetë e paparë!