“Shumë afër bile”/ A po bëhen prindër Sarah dhe PM?

41
Sigal

Ata u njohën në Big Brother VIP dhe vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme. E kemi fjalën për Sarah Berisha dhe Dj PM të cilët janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Dyshja nuk ngurron të ndajë në rrjetet sociale momente nga më të ndryshmet së bashku, madje ata shpesh bashkëbisedojnë me fansat e tyre për marrëdhëninen që kanë bashkë.

Së fundmi në një “ask me question” në Instagramin e PM, ndjekësit kanë pyetur nëse çifti ka vendosur që ta çojë lidhjen një hap më larg, qqoftë bashkëjetësë apo edhe të bëhen prindër të një fëmije.

“Shumë afër bile”, – u shpreh artisti, duke shtuar dyshime se mos vallë dyshja janë duke menduar të marrin këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Mirëpo kjo mund të jetë vetëm një dëshirë, pa asgjë konkrete ende. Ne presim lajme të mira nga Sarah dhe PM.

Image