Afrona Dika dhe Blero kanë treguar se për momentin nuk kanë në plan të bëhen prindër, por sërish ndjekësit nuk i ndahen Afronës.
Duke qenë se bukuroshja ka pranuar të ketë shtuar disa kilogramë, një ndër ndjekësit e ka pyetur: Ndonjë bebe kemi?
Afrona nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa ka treguar se nuk është shtatzënë, por ka shumë oreks. Ajo e ka shoqëruar përgjigjen me një foto para ushqimit.