Britney Spears sërish nudo në rrjetet sociale, alarmohen fansat

Fansat janë të shqetësuar për shëndetin mendor të Britney Spears. Pak më pak se dy javë më parë, ylli i popit humbi fëmijën për shkak të një aborti dhe tani ajo është rikthyer krejtësisht e zhveshur në rrjetet sociale. “Nuk është e njëjta foto…kjo është foto e zemrës së kuqe të gjakut!!!”, shkruan këngëtarja duke u shfaqur në një foto të ngjashme me ato të shpërndara pak ditë para humbjes së foshnjës. Dhe ajo që shqetëson ndjekësit e shumtë nuk është vetëm mesazhi i fshehtë, por ekspozimi i vazhdueshëm i trupit të saj, edhe pas lajmeve shkatërruese si ai i ndërprerjes së shtatzënisë.

“Dikush të shpëtojë Britney-n” shkruajnë shumë: “Çfarë po ndodh me të?” apo: “Unë me të vërtetë shpresoj që dikush të kujdeset për të …”, “A mendoni vërtet se ajo është mirë?”. Dhe kështu me radhë.

NOA

Pas abortit Britney shkroi një mesazh prekës: “Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur foshnjën tonë të mrekullueshme para kohe”.

Vetëm pak ditë më vonë, këngëtarja nuk ngurroi të ndajë disa foto nga pushimet e saj të mëparshme në Meksikë, me një video ku ajo vrapon topless në plazh, deri në imazhin e disa orëve më parë, ku fotoja me zemrën e kuqe gjaku, alarmoi të gjithë fansat e saj.