Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja me emrin…

316
Sigal

Jonida Vokshi  dhe Bensik Krapi janë bërë prindër për herë të parë të një vajze. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Besniku përmes rrjeteve sociale, ku ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushes.

“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna.

Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë! Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të! @jonidavokshiofficial “, shkruan ai në foton ku shfaqet pranë vogëlushes, edhe pse është kujdesur që ajo mos të duket.