Missi i famshëm humb jetën papritur

379

Ish miss-i i njohur i Britanisë së Madhe, Sophie Gradon ka humbur jetën mbrëmjen e së martës. Lajmin e konfirmoi i dashuri i saj sot (21 qerhsor), por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Rreth orës 8:27 pasdite të ditës së djeshme policia shkoi pranë një prone në Medburn, Ponteland, ku për fat të keq një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, ndërkohë po pritet rezultati i raportit mjekësor”, njoftoi zëdhënësi i policisë.

I dashuri i saj, Aaron Armstrong njoftoi me anë të një postimi në Facebook duke u shprehur tepër i lënduar nga kjo humbje.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë buzëqeshje. Të dua shumë dashuria ime, do jesh gjithmonë e preferuara ime”, shkruajti ai.

Sophie u kurorëzua Miss Britania e Madhe në vitin 2009 dhe u bë pjesë e një shfaqje reality në 2016, ku pati romancë me një vajzë dhe një djalë.