Së shpejti bëhet nënë: Fatma tregon çfarë do i mësojë djalit dhe na përloti…

472
Sigal

Duket se Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë më të lumtur se kurrë pasi shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali.

Moderatorja së fundmi ka dhënë një intevistë për Dojnën e cila është zhvilluar dhe në shtëpinë e saj duke qenë se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe të ndihet më rehat.

Fatma ka folur gjatë për periudhën e shtatzënisë duke treguar se nuk ka neps të madh, thjesht i flihet shumë gjumë.

Ajo është shprehur se pritja e ëmbël e ka ndryshuar plotësisht si njeri dhe se mezi po pret që fëmija të vijë në jetë. Mes të tjerash, Fatma ka zbuluar se një ndër gjërat që do t’i mësojë të birit është të gjejë një vajzë që t’i shkëlqejnë sytë kur të flasë për të, ashtu siç i shkëlqejnë asaj për Alfion.

“Do i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë. Që të jem realiste do i thosha: ‘E sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd. Qëllimi i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një vajzë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty’”, është shprehur Fatma.