Rrëfehet Aktori Brian Austin Green, ja si më la bashkëshortja, Meghan Fox pas 10 vitesh

286
Sigal

Meghan Fox dhe Brian Austin Green i kanë dhënë fund martesës së tyre 10-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vetë Brian, i cili u emocionua teksa rrëfente si Meghan vendosi t’i jepte fund martesës disavjeçare.

Aktori konfirmoi ndarjen dhe tregoi se pasi Meghan ishte larguar për tri javë jashtë vendit, për të xhiruar, ai kishte parë një ëndërr të keqe, por bashkëshortja e siguroi që gjërat ishin në rregull. Pasi ajo u kthye ishte e largët me të dhe nuk po sillej si normalisht.

“I dhashë disa javë kohë. Mendova se sillej kështu ngaqë kishte qenë larg për disa kohë, ishte e lodhur nga xhirimet. I dhashë kohë ta merrte veten dhe t’i rikthehej jetës”, -rrëfeu ai.

Por më pas erdhi vendimi i papritur i Meghan. “Ajo më tha: ‘Kam kuptuar që kur isha jashtë vendit dhe punoja vetëm, ndihesha më shumë vetvetja dhe më pëlqeu vetja më shumë gjatë asaj eksperience. Mendoj se është diçka që ia vlen ta provoj për veten time.’ Dhe unë mbeta i shokuar. U mërzita shumë, por s’mund të isha i mërzitur me të, sepse as ajo s’do të kishte dashur të ndihej ashtu. Nuk ishte një zgjedhje e saj, ishte mënyra si ajo ndihej”, -tha Green, duke shtuar se ranë dakord të ndaheshin për pak kohë, për të marrë hapësirë dhe kohë për t’i menduar gjërat.

“Unë do ta dua gjithmonë dhe e di që edhe ajo do të më dojë. Familja që kemi ndërtuar është diçka speciale për ne”, -tha ai, duke mos i shuar shpresat për një ribashkim në të ardhmen.