Këngëtari i njohur zbulon si humbi kilogramët e tepërt

711
Sigal

Prej pak kohësh Vedat Ademi është zhvendosur në SHBA së bashku me familjen e tij. Megjithatë ai vazhdon të jetë aktiv në skenën shqiptare me projekte muzikore. Së fundmi këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Trokit” për të folur më shumë rreth jetës së tij të re dhe jo vetëm. Vedati ka treguar se nuk iku për të jetuar përgjithmonë në Amerikë, por vetëm për të provuar jetesën përtej oqeanit. Ndër të tjera, këngëtari foli edhe për transformimin e tij në fizik, për humbjen e 10 kilogramëve.

Vedati ka zbuluar se tashmë peshon 84 kilogramë dhe këtë peshë e arriti falë ushtrimeve në palestër dhe konsumimit të ushqimeve të shëndetshme. A bëhet xheloze partnerja e tij që tashmë ka ndërtuar trup me muskuj?

Vedati tha se ajo nuk ndjehet aspak xheloze, madje duhet të jetë krenare për të. Këngëtari tregoi se po mendon të zgjerojë më tej familjen dhe se pas dy djemve dëshiron të ketë një vajzë.

Së fundmi Vedati ka publikuar këngën “Oqean”, që u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.