Ajka ka ditëlindjen, Bes Kallaku habit të gjithë me dedikimin…

643
Sigal

Ajka feston sot ditëlindjen dhe babi Bes Kallaku nuk mund të ishte më i lumtur. Aktori i njohur i humorit ka publikuar një foto të vjetër të vajzës së tij kur ishte ende e vogël, dhe duhet ta shikoni për të kuptuar sesi është të kesh babi Besin. Besi i ka vendosur syzet e tij vogëlushes dhe ka realizuar një foto fantastike që do të mbetet një kujtim i bukur për të dy. Por më i bukur akoma është dedikimi i tij për Ajkën, që na préku zemrat: ‘Më e shtrenjta, Ajka e jetes, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua te qeshuren! @xhensilamyrtezaj Faleminderit secilit nga ju per cdo urim! Zoti ju rujt!!!’ Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj e kanë treguar shpesh herë profilin e vajzës së tyre, dhe tashmë nuk e mbajnë më sékret bukuroshen. Megjithatë fotot e Ajkës kur ishte ende e vogël, në muajt e parë të lindjes na kanë munguar!