KLP përzgjedh kandidatët/ 3 prokurorë të rinj i shtohen SPAK

283
Sigal

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për në SPAK, ka prezantuar raportin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë tre prokurorët që KLP ka përzgjedhur për SPAK. Kështu, skualifikohet Dorina Bejko. Tre prokurorët e rinj të SPAK betohen në datën 21 maj para Presidentit Meta, duke marrë kështu mandat të plotë.

Ditën e djeshme u zhvilluan intervistat jo më shumë se 45 minuta nga KLP për të gjithë kandidatët për SPAK. I ri ndër këta prokurorë është vetëm Sotir Kllapi pasi Prençi dhe Mara ishin të komanduar. Pas tetë prokurorëve që ngritën SPAK, e 9-ta u bë në janar Doloreza Musabelliu dhe me 3 të rinjtë numri tashmë shkon në 12-të anëtarë.

SPAK duhet të ketë 15 anëtarë në mënyrë që të funksionojë normalisht, pasi ka një numër të madh dosjesh që presin për tu hetuar.