Prishja e Teatrit/ Aktori Bejleri: Tekë e një njeriu jonormal. Mu prenë krahët!

96

I ftuar në një studio televizive, aktori Ervin Bejleri ka shpjeguar përplasjen me policinë pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, sjellja e tij, që shihet e dëgjohet në videon që u bë virale në rrjetet sociale, ishte emotive ndërsa janë policët ata që stërviten për të ruajtur qetësinë në situata të tilla.

Sa i përket policëve dhe dhunës së treguar, Bejleri tha: “Përpiqem ti kuptoj se dalin aty për fëmijët, për bukën e gojës. Dinjitetin nuk duhet ta shkelnin se njeriu për një dinjitet jeton”. Ndërsa reagimit të sotëm të ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, ai u shpreh: “Ministri Lleshaj nuk punon për 600 mijë lekë. Nuk e ka pikën e moralit e të thotë është fytyra ime. Kjo është makabre”.

Por si u njoftua Bejleri për prishjen e Teatrit Kombëtar?

“Unë ndodhesha në shtëpi. Atë natë nuk isha në teatër, Kam marr një sinjalizim nga kolegët e mi që ishin brenda se po ndërhyjnë. Kam bërë 300-500 metra rrugë deri te Teatri. Nuk e di si kam shkuar. Kur pashë tymin e parë të pluhurit, mu prenë krahët. Nuk mund ta shpjegoj indinjatën.

Është një tekë prej një njeriu që nuk është normal. Nuk mund të japësh urdhër të prishësh një godinë kur ke njerëz brenda. E kur kanë dalë te dera i kanë mbytur forcat policore, i kanë tërhequr zvarrë, u kanë hedhur spraj.

Nga 100 arkitektë ai teatër mund të rindërtohej, mund të bëhej muze. Prishja e teatrit ishte thjesht një tekë, një kapriço…”, tha Bejleri.