Aksioni për ndërtimet pa leje/ Çuçi zbret në terren, i gjen 1200 metër katrorë shtesë pallatit në Farkë: Pronarët t’i parablejnë ose dhurojnë për Entin e Banesave

120
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i shoqëruar nga drejtoresha e sapoemëruar e IKMT-së, Dallëndyshe Bici kanë zbritur sot në terren për të ndjekur nga afër aksionin e paralajmëruar për zbulimin e shtesave pa leje dhe konfiskimin e tyre.

Nga një pallat në zonën e Farkës, Çuçi i vendosi pronarëve dy opsione në tavolinë sipas VKM-së më të fundit të qeverisë, ose të parablejnë 1200 metër katrorë shtesë pa leje që kanë ndërtuar ose ta dhurojnë.

Pavarësisht vendimit të pronarëve, ata do të paguajnë gjobën që IKMT i ka vendosur objektit.

“Jemi në zonë  e  Farkës ku grupi verifikues në zbatim të VKM-së së fundit që kemi miratuar për konfiskimin e shtesave dhe ndërtimeve pa leje, ka verifikuar një ndërtesë tjetër që ka 1200 metër katrorë pa leje, shtesa kati. Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do ti vihen dy opsione në dispozicion,. E para është të parablejë hapësirën e shtesës së lejes ,e çmimin e tregut të indeskuar dhe paratë do shkojnë në dispozicion të Agjencisë së shpronësimeve.

Opsioni i dytë është të dhurojë shtesat e katit dhe në këtë rast shkojnë në favor të entit të Banesave për të akomoduar entin social dhe nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione do konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet para menjëherë fillon procedura e legalizimit dhe i gjithë objekti shkon për t’u legalizuar. Dhe shpëton nga ndjekja penale. Në të gjitha rastet, edhe në paguan ose parablen gjoba do të paguhet. Kemi nisur nga Tirana se ka intensitetin më të madh të ndërtimit, por do të shtohet mbi të gjithë Shqipërinë. Qëllimi jonë është që të mos kemi më shtesa pa leje”, tha Çuçi.