Shpërndante kokainë në Elbasan, arrestohet 51-vjeçari

275
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar dhe ka sekuestruar 40 doza kokainë.

Pas kapjes në flagrancë të tij, policia ka kryer kontroll në banesë ku u sekuestrua edhe një peshore që shërbente për peshimin e lëndës narkotike si dhe një aparat celular.

Sipas policisë gjatë  hetimit  disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “BEFASIA”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga 51 vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA”, në kuadër  të të  cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë  hetimit  disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.