Ulje e temperaturave, kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

297
Sigal

Dita e sotme do të nisë me temperatura të ulëta të cilat do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës. Dita do të shoqërohet nga mot i kthjellët me vranësira të lehta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.