Reperi i njohur promovon albumin ”MozzArt” me një tur ndryshe

247
Sigal

Artisti shumë i dashur për publikun dhe që di të jetë ndryshe, duke edhe provokuar me tekstet, Mozzik bën me dije se do të lëvizë në 7 qytete të Kosovës, në datat 8 dhe 9 gusht, për t’u takuar me të gjithë ata që e kanë mbështetur për kaq vite, në shenjë falenderimi.

“Kjo pandemi na i bëri lëmsh të gjitha planet e të gjitha gjërat nuk shkuan si kishim dëshirë”. Reperi thotë se dëshiron t’i përshëndesë të gjithë por gjithnjë me maska, doreza dhe distancën e duhur, pa krijuar turma apo tubime.

Ai thotë se janë prodhuar 30.000 CD të albumit të tij të ri “Mozzart” dhe dëshiron t’i dhurojë ato. ”Ideja ime është të vizitoj 7 qytete të Kosovës në këtë kohë pandemie e do i dhuroj të rinjve tanë CD si dhuratë (falas) në shenjë falenderimi për të gjithë fansat. Falë juve jam, ku jam sot”.

Në këtë kohë pandemie nga Covid-19, duhen menduar mënyra të ndryshme promovimi dhe ky është jo vetëm një promovim i mirë i albumit të ri, por edhe një gjest i këndshëm për fansat, gjithnjë nëse bëhet nën respektimin e masave të duhura të sigurisë.