Shpërthimi në Beirut, mbytet kroçiera me gjatësi 128.8 metra (Video)

113

Anija e lundrimit ‘Orient Queen’ në pronësi të biznesmenit libanez Mari Abu Merhi është mbytur pas shpërthimit të dy ditëve më parë në Beirut.

Nga kjo goditje dy anëtare të ekuipazhit të saj kanë mbetur të vdekur ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

‘Për fat të keq anija e ankoruar në portin e Beirutit është dëmtuar keq dhe të gjitha përpjeket për ta shpëtuar ishin të kota. Ajo u mbyt në një nga ditët më të zeza në historinë e Libanit’ thuhet në një shënim të agjensisë libazneze të lajmeve NNA

Kroçiera ‘Orient Queen’ ishte ndërtuar në vitin 1989 dhe mund të strehonte deri në 370 pasagjerë.

Imazhet e janë publikuar nga një kompani gjermane e cila merret me fotografi satelitore me rezolucian të lartë.