Pritjes së ëmbël po i vjen fundi. Moderatorja e njohur zbulon se kur do të vijë në jetë bebushi i saj

338
Sigal

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë. Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar, sic është për shembull gjinia e bebushit. Moderatorja është treguar e rezervuar edhe sa i përket muajit të shtatzënisë në të cilin ndodhet, të cilin na e ka treguar si me stil ditën e sotme. Eraldo Rexho ka publikuar një foto me Arbanën, duke e pyetur se ku do të shkojnë këtë behar, ndërkohë ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.

foto galeri

Mesa duket pritjes së ëmbël, dalëngadalë po i vjen fundi dhe Arbana si duket ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.