Pësoi ndryshim drastik në peshë, Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbiste 20 kilogramë

350
Sigal

Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja është komentuar shumë gjithashtu edhe për pamjen e jashtme, pasi u shfaq super në formë pas rënies drastike nga pesha.

Ndërkohë, së fundmi autorja e hitit “Lujta” ka treguar së fundmi si arriti të heqë kilogramët e tepërt, ndërsa tha tashmë peshon 65 kg dhe se dëshiron që të heqë edhe 3-4 kile të tjera për të arritur peshën ideale. Megjithatë, ajo shtoi se dëshiron të humbasë edhe 2-3 kilogramë të tjerë.

“Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur por kryesisht vetë. Bukën nuk e konsumoj se ka gluten dhe të fryn. Prandaj dhe unë isha 85 kilogramë, ndërsa tani jam 65. Them të heq edhe 3-4 kile të tjera.

Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi i gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.”, tha këngëtarja.