VIDEO/ Moti i keq shkakton përmbytje në Itali

273
Sigal

Italia prej disa ditësh është përfshirë nga vala e stuhive dhe e shiut të rrëmbyeshëm.

Mediat vendase bëjnë me dije se zonat më të prekura nga moti i keq janë Campania dhe Toskana.

Si pasojë e reshjeve të shiut disa ferma janë mbuluar nga balta në provincën e Salerno. Gjithashtu janë dëmtuar makina, mjete dhe disa ndërtesa.

Ndërkohë si pasojë e motit të keq një javë më parë ka humbur jetën një 61 vjeçar i cili u mor para nga përmbytjet e vrullshme në Luvinate, në provincën veriore të Varese.