Erdogan me tone të ashpra: Do ta paguajnë shtrenjtë ata që kanë provokuar kufijtë e Turqisë

571
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj.
Gjatë fjalimit të tij në qytetin Çorum të Turqisë tha se në 9 ditët e operacionit “Dega e Ullirit” deri më tani janë neutralizuar 484 terroristë. Erdoğan tha se ushtria turke po përparon në arritjen e qëllimit duke i mposhtur malet.
Duke vënë në dukje se ata të cilët kanë provokuar kufijtë e Turqisë do të paguajnë shtrenjtë çmimin e kësaj, Erdoğan tha se lufta në Afrin do të vazhdojë edhe në Munbixh.
“Edhe atje ka njerëz të shtypur dhe viktima. Ka të shtypur dhe viktima të cilët janë detyruar të ikin nga Halepi.
Të gjithë tani po luten duke thënë se ‘Kur do të vijë Mehmetçiku’. Ata në Azez po thonë ‘Erdhi Mehmetçiku’. Azezi tani është në qetësi, ashtu si Jarabulusi, Rai, El Babi. Shpresojmë se tani do të vazhdojë ndërtimi dhe gjallërimi i atyre vendeve. Edhe ato do t’i kryejmë”, tha Erdoğan.
Presidenti Erdoğan vuri në dukje se nuk njohin shtet tjetër përveç Republikës së Turqisë.
Sigal