Nuk fitoi betejën me Covid-19, ndërron jetë në moshën 66-vjeçare këngëtari i njohur amerikan

Nuk ka fituar dot betejën me COVID-19 këngëtari i njohur amerikan, John Davis. Anëtari i grupit të famshëm “Milli Vanilli” ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Davis interpretoi “Girl You Knoë It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

NOA

Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’ në nder të tij.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, nëse jo identiteti i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Në vitet e mëvonshme, ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.