Sigal

Nicole Kidman i ka kujtuar fansave përse mbetet një prej yjeve më seksi hollivudianë.

Nëna e tre fëmijëve, 51-vjeçarja duket me linja të përsosura në fotografitë ku shfaqet duke bërë plazh në Sidnej për Krishtlindje.

Ajo po shijonte pushimet me bashkëshortin e saj Keith Urban dhe vajzat Sunday Rose, 10 vjeçe dhe Faith Margaret, 8 vjeç. Edhe pse gëzon një trup të mirë, Nicole kujdeset shumë për lëkurën.

Gjatë ditëve para diellit, ajo mbante syze dhe kapele për të mbrojtur fytyrën nga rrezet e forta të diellit.