Pas Sanremos, Georgina ka dy fjalë për Alketën

591
Sigal

Alketa Vejsiu dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina e ndanë bashkë skenën e “Sanremos” në natën e tretë të festivalit.

Së fundmi Alketa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shihet bashkë me Georginën dhe shkruan: “Me të mrekullueshmen Georgina ndamë skenën bashkë. Një bjonde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”.

Pas Alketës, ka reaguar edhe Georgina e cila ka thënë dy fjalë për moderatoren shqiptare. “Bukuri! Ishte kënaqësi”.

Të dyja ishin në qendër të vëmendjes dhe u komentuan shumë nga mediat si për pamjen e tyre mahnistëse ashtu dhe për performancën e tyre.