Dafina Zeqiri është shtatzënë?

22
Sigal

Dafina Zeqiri ka vendosur të ngatërrojë gjithë rrjetin me vetëm një postim që në mëngjes. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto para pasqyrës dhe vendosi që krah tyre të shkruajë: “Mama e ardhshme”.

Aq u desh që njerëzit të komentojnë në postim duke e e uruar dhe duke e marrë si konfirmim shtatzënie këtë postim.

“Thashethemet qenkan të vërteta. Urime”, shkruan dikush.

“Do jesh mami më e mirë në botë”, shkruan një tjetër.

“Shumë urime”, shkruajnë disa të tjerë.

Ky postim ngre dyshime për këngëtaren, e cila është përfolur së fundmi për një shtatzëni të mundshme. Megjithatë këto foto nuk e vërtetojnë plotësisht lajmin, pasi mund të jenë thjesht një mënyrë për pak më shumë vëmendje apo diskutim.

Kujtojmë se Dafina është aktualisht e lidhur me biznesmenin Kreshnik Gjergji dhe pritet që këtë vit të martohen në një ceremoni të madhe, të cilën vetë këngëtarja dhe sipërmarrësi e kanë konfirmuar.