Elvana Gjata paralajmëron një befasi për fansat

532
Sigal

Elvana Gjata ka paralajmëruar diçka përmes fotografive të fundit.

Elvana Gjata ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, me të cilat la të kuptohet se po sjell diçka të re.

Ajo u shfaq e veshur me një palë pantallona të zi, xhaketë dhe atlete të bardha, ku dukej shumë joshëse.

“E kam një befasi të vogël për ju”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë këtyre imazheve.

Elvana Gjata ditë më parë lançoi këngën “Fustani”, në duet me Capital T, në të cilën erdhi shumë tërheqëse.