Nuk fshihen më, Rosalía fotografohet duke u puthur me të dashurin e ri

39
Sigal

Jeremy Allen White dhe Rosalía nuk mund të rrinin larg njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Ylli fitues i çmimeve “Bear” u pa duke përkëdhelur fytyrën e këngëtares spanjolle teksa ata putheshin. Pas puthjes, të dy u përqafuan.

White, 32 vjeç dhe Rosalía, 31, dukej se po shijonin shëtitjen teksa bisedonin gjatë gjithë kohës dhe buzëqeshnin. Çifti nisi të shfaqej së bashku në tetor 2023.

Është ende e paqartë se prej sa kohësh dalin bashkë, por një burim i tha Us Weekly se ata filluan me një marrëdhënie platonike. “Ata nisën si thjesht miq, por gjërat janë kthyer në romantike kohët e fundit,” pohoi burimi i afërt.

Ylli i “Iron Claw” ka një marrëdhënie të shëndetshme me ish-gruan e tij me të cilën ka dy fëmijë. Ata i dhanë fund martesës në maj 2023.

Nga ana tjetër, Rosalía u nda nga Rauw Alejandro në verën e 2023-it, pas 3 vitesh së bashku kur sapo kishin shpallur fejesën.

Tashmë duket se të dy kanë lënë pas krahëve historitë e tyre të kaluara për të nisur një të re së bashku.

Nuk fshihen më, Rosalía fotografohet duke u puthur me të