Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka dalë nga SPAK ku ka dëshmuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani është shprehur se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë të thirret.
“Sa herë të thirrem. Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do të paraqitet sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok”, tha ish-kryeministri.
I pyetur në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK ndaj tij, Berisha tha: Asnjë provë, kishte mashtrime, Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre.




















