Njihuni me 8 fjalët që familja mbretërore nuk i përdor kurrë në asnjë vend

476
Sigal

Të jetosh si një familje mbretërore nuk është e thjeshtë. Shpesh herë pjesëtarët e saj përballen me rregulla shumë strikte në komunikimin me njerëzit e tjerë, por jo vetëm. Këto janë 8 fjalët që familja mbretërore duhet t’i shmangë sipas ‘Harpers Bazaar’:

1.Tualeti

Kur është koha për të shkuar, dukesha nuk mund të përdor fjalët “tualet”, “banjo” apo edhe “zonjat”, por “nevojtore”.

2.Ndjesë

Nëse Princi William i shpëton ajo që thatë, ai do t’ju pyes me një “çfarë?”. Fjalë të tilla si “më vjen keq” dhe “ndjesë” nuk përdoren në mesin e klasës së lartë, pa marrë parasysh sa të sjellshëm janë.

3.Divan

Mbretëresha Elizabeth mund të kalojë një ditë të qetë në “divan”, por nuk mund të përdorë këtë fjalë.

4.Kuzhina

Buckingham Palace pëlqen t’i quajë si “dhomat e uljes”.

5.Ba

Shumica e fëmijëve i thërrasin prindërit e tyre me fjalët “ba” dhe “ma”. Por në rastin e Princit Charles nuk mund t’i referohet mbretëreshës si “mami”.

6.Parfum

Diana, Princesha e Wales, pëlqente që të mbante një “aromë” të veçantë (Quelques Fleurs), por nuk e përdorte fjalën “parfum”.

7.Oborr

Nëse Princ George dhe Princeshë Charlotte duan që të dalin jashtë, prindërit e tyre do t’u referohen “verandë”, jo “oborr”.

8.Shik

Fjala e duhur që duhet të përdorni është “i/e zgjuar”. Fjala “shik” mund të përdoret vetëm me ironi, për të treguar se është një fjalë e ulët.