I mori bashkëshortin, Jennifer Aniston kujton fjalët e fundit që i tha Angelina Jolie-s

652
Sigal

 

Fjalët e fundit që Jennifer Aniston i tha Angelina Jolie-s para se kjo e fundit të lidhej me bashkëshortin e saj, janë tepër të trishta.

E megjithatë, Jennifer nuk ka ngurruar t’i tregojë në një intervistë për “Vanity Fair”, teksa kujton një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Jennifer po xhironte seritë e fundit të “Friends” kur u takua me Angelina-n në një park makinash, para se filmimi “Mr and Mrs Smith” të fillonte xhirimet në 2004-n.

Në atë kohë kishte shumë tension në martesën e Jennifer dhe Brad, pasi atij nuk i pëlqente që ajo kishte rënë dakord për të xhiruar një seri të fundit të komedisë edhe pse fitonte 1 milion dollarë për episod

Brad mungoi madje kur “Friends” përfundoi xhirimet dhe u organizua një festë mes kolegësh nga seti.

Jennifer mendonte se ai ishte i zënë me xhirimet e filmit në atë kohë, por më pas kuptoi se po e humbte bashkëshortin përgjithmonë.

Ajo kujtoi herën e fundit që takoi Angelina-n në parkimin e makinave ku xhirohej “Friends” dhe fjalët që i tha asaj:

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”.

Më pas 50-vjeçarja pranoi se Pitt vazhdoi të ndryshonte shumë emocionalisht në martesën e tyre. Aniston kujtoi se jo shumë kohë pasi takoi Jolie-n, “ai ishte zhdukur”.