Në pritje të sezonit 2, me çfarë note e vlerësuan shqiptarët serialin ‘H.O.T’

253
Sigal

Të dielën e 26 Dhjetorit në “Tv Klan” u transmetua episodi i fundit i sezonit të parë të “H.O.T”, seriali që bëri për vete shqiptarët duke i mbërthyer pas ekranit.

Këtë e ka vërtetuar dhe një sondazh i realizuar nga Ermal Mamaqi në “YouTube”.

Image

Pyetjes “Çfarë note i jepni serialit “H.O.T”?”, i janë përgjigjur me notën 10-7600 njerëz nga 10 mijë votues.

Në total 9400 votues, pra 94% e audiencës e ka vlerësuar me mbi 8 dhe vetëm 6%, pra 600 persona, e kanë votuar më pak se 8.

Image

Të gjitha episodet e “H.O.T” ndodhen tashmë dhe në “YouTube”, ku kanë thyer rekord shikueshmërie.

Ky prodhim është bërë seriali më i ndjekur shqiptar në “YouTube”, me mbi 80% të komenteve vetëm pozitive.

Image

“H.O.T” do të ketë dhe një sezon të dytë, të cilin tashmë të gjithë mezi po presin sepse jeta e personazheve ka marrë një kthesë të papritur.

Dani u takua me të ëmën që e kërkonte prej vitesh, ndërsa një djalë i ri hyri në jetën e Amandës.

Image

Seriali vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.