Në kërkim për krijimin e kriptomonedhave në Shijak, në pranga dy administratorët e subjekteve

163
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura në Shijak për prodhimin e kriptomonedhave.

Shtetasit E.H 29 vjeç dhe E.H 57 ishin shpallur në kërkim me akuzat për mashtrim kompjuterik, fshehje të të ardhurave, ushtrimi pa licencë të veprimtarive financiare.

Gjatë operacionit të zhvilluar disa ditë më parë, 3 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”.

Vihen në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak, Durrës.

Specialisët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “KRIPTOFARM”, i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të dy shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak;

E. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.

Gjatë operacionit “KRIPTOFARM” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime për ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave që krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike, duke krijuar përfitime monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen para drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.