Ndahet nga jeta aktori i njohur frances që u lut të xhironte në Shqipëri në 1982-in

55

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare aktori i njohur francez Michel Piccoli.

Aktor, regjisor, skenarist dhe producent filmi ai ka punuar me emra të mëdhenj europianë nga Godard te Bunel, Marco Ferreri dhe Elio Petri.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e tij për agjencinë francez AFP .

Image

Po kush ishte Michel Piccoli?

Emri i tij i plotë është Jacques Daniel Michel Piccoli dhe lindi më 27 dhjetor të vitit 1925.

Piccoli ishtet i biri i një emigranti itialin.

Pas shkollimit për aktor mori pjesë në shumë shfaqje parisiene.

Për herë të parë si aktor ai luajti në vitin 1944 por roli kryesor i tij ishte në vitin 1963.

Ai numëron me qindra role  në karrierën ë tij.

Ndërsa  diku nga mesi i vitit 1982, shoqëria filmike franceze “FLMSS 66”, e përfaqësuar nga ky aktor, ishte bërë gati për të ardhur në Shqipëri dhe për të filluar xhirimet e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, (sipas skenarit të përshtatur nga romani me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare).

Ky ekip papritur u ndesh me një sërë problemesh të ngritura nga pala shqiptare, e cila iu propozoi për të shtyrë  fillimit të xhirimeve.

Gjë e cila për ta, as më shumë dhe as më pak do të thoshte se realizimi i filmit nga ana e tyre ishte në kufijtë e së pamundurës.

Më pas kjo shoqëri filmike u tërhoq dhe i zhvendosi xhirimet në jug të Italisë, ku dhe e realizoi filmin në fjalë me protagonist aktorin e famshëm italian, Marchello Mastrojanni.

Image

Image