Serie A, shtyhen stërvitjet në grup, del dekreti i ri i qeverisë për rifillimin e sezonit

281
Sigal

Serie A ka rishikuar edhe një herë protokollin sanitar për stërvitjet në grup, protokoll i cili i është dërguar Komitetit Teknik të Ekspertëve për të marrë miratimin final. Objektivi i Federatës është anulimi i grumbullimit të ekipeve, të driblojnë karantinën e detyruar në rast se dikush rezulton pozitiv dhe sigurisht çështja e tamponëve. Të gjithë këto pika janë rishqyrtuar nga mjekët e Serie A dhe tashmë presin vetëm dritën jeshile nga qeveria.

Corriere

Stërvitjet në grup ishin parashikuar për këtë të hënë por diçka e tillë nuk do të ndodh, të paktën jo për pjesën më të madhe të ekipeve pasi ka edhe klube si Parma që kanë njoftuar se do të grumbullohen dhe do të rifillojnë stërvitjet në grup. Nuk do të ketë rifillim të sezonit as më 13 qershor, datë paraprake e cila ishte fiksuar nga FIGC. Në bazë të dekretit të fundit bërë publik nga kryeministri Conte, ndalohet çdo aktivitet sportiv deri më 14 qershor.