Ndahen çmimet e ‘Golden Globes’ në një ceremoni të stër mbushur me yje të kinematografisë

444
Sigal

Janë ndarë çmimet për më të mirët e vitit në filma dhe seri televizive, “1917” zgjedhet filmi i vitit, “Succession” seria më e mirë e vitit.

Eventi i 77-të i Golden Globes i mbajtur mbrëmë në Beverly Hills, si rrallë herë ka mbledhur në një sallë shumë nga yjet më të mëdhenj të knematografisë amerikane dhe jo vetëm.

Regjisorë si Martin Scorsese, Quentin Tarantino e Sam Mendes dhe aktorë si Leo DiCaprio, Brad Pitt e Jennifer Aniston janë bërë bashkë në eventin e udhëhequr nga komediani britaney, Ricky Gervais, shkruan Gazeta Express.

Ndarja e çmimeve solli disa befasi, duke u zgjedhur filmi me titullin “1917” si filmi i vitit, filmi më i mirë i animuar u zgjodh ‘Missing Link“, duke mposhtur kështu filma si “Frozen 2″ dhe “How to train your dragon 3“, ndërsa Sam Mendes ka mposhtur regjisorët legjendarë si Martin Scorsese dhe Tarantinon për të marrë çmim si regjisori më i mirë për filmin “1917”.

Brad Pitt mori më në fund çmimin shumë të merituar për rolin e tij në “Once Upon a Time… in Hollywood”, ndërsa gjatë pranimit të çmimit falënderoi kolegun e tij Leonardo DiCaprio e duke bërë disa shaka.

Yjet gjatë natës folën në përgjithësi për ndryshimet klimatike dhe zjarret në Australi, ndërsa me gjithë apelin e prezantuesit që të mos përfshijnë temat e politikës gjatë natës, ajo nuk kishte se si të mungonte.

Më poshtë keni listën e plotë të fituesëve, ndërsa këto çmime tregojnë shumë se kush janë favoritët për nominime në çmimet Osar. /Gazeta Express/

Filmi më i mirë – Dramë

  • 1917
  • The Irishman
  • Joker
  • Marriage Story
  • The Two Popes

Aktorja më e mirë në rol kryesor në film – Dramë

  • Cynthia Erivo, Harriet
  • Scarlett Johansson, Marriage Story
  • Saoirse Ronan, Little Women
  • Charlize Theron, Bombshell
  • Renée Zellweger, Judy

Aktori më i mirë në rol kryesor – Dramë

  • Christian Bale, Ford v Ferrari
  • Antonio Banderas, Pain and Glory
  • Adam Driver, Marriage Story
  • Joaquin Phoenix, Joker
  • Jonathan Pryce, The Two Popes

Filmi më i mirë – Komedi ose Muzikal

  • Dolemite Is My Name
  • Jojo Rabbit
  • Knives Out
  • Once Upon a Time in Hollywood
  • Rocketman

Aktorja më e mirë në rol kryesor – Komedi ose Muzikal

  • Ana de Armas, Knives Out
  • Awkwafina, The Farewell
  • Cate Blanchett, Where’d You Go, Bernadette
  • Beanie Feldstein, Booksmart
  • Emma Thompson, Late Night

Aktori më i mirë në rol kryesor – Komedi ose Muzikal

  • Daniel Craig, Knives Out
  • Roman Griffin Davis, Jojo Rabbit
  • Leonardo DiCaprio, Once Upon a Time in Hollywood
  • Taron Egerton, Rocketman
  • Eddie Murphy, Dolemite Is My Name

Aktori më i mirë në rol dytësor

  • Tom Hanks, A Beautiful Day in the Neighborhood
  • Anthony Hopkins, The Two Popes
  • Al Pacino, The Irishman
  • Joe Pesci, The Irishman
  • Brad Pitt, Once Upon a Time in Hollywood

Muzika më e mirë në film

  • Little Women – Alexandre Desplat
  • Joker – Hildur Guðnadóttir
  • Marriage Story – Randy Newman
  • 1917 – Thomas Newman
  • Motherless Brooklyn – Daniel Pemberton

Seria më e mirë e shkurtër

  • Catch-22
  • Chernobyl
  • Fosse/Verdon
  • The Loudest Voice
  • Unbelievable

Aktorja më e mirë në Seri të Limituar

  • Kaitlyn Dever, Unbelievable
  • Joey King, The Act
  • Helen Mirren, Catherine the Great
  • Merritt Weaver, Unbelievable
  • Michelle Williams, Fosse/Verdon

Regjisori më i mirë

  • Bong Joon-ho, Parasite
  • Sam Mendes, 1917
  • Todd Phillips, Joker
  • Martin Scorsese, The Irishman
  • Quentin Tarantino, Once Upon a Time in Hollywood

Aktorja më e mirë në rol kryesor, serial – Dramë

  • Jennifer Aniston, The Morning Show
  • Olivia Colman, The Crown
  • Jodie Comer, Killing Eve
  • Nicole Kidman, Big Little Lies
  • Reese Witherspoon, The Morning Show

Aktorja më e mirë në rol dytësor në serial

  • Patricia Arquette, The Act
  • Helena Bonham Carter, The Crown
  • Toni Collette, Unbelievable
  • Meryl Streep, Big Little Lies
  • Emily Watson, Chernobyl

Kënga më e mirë në film

  • “Beautiful Ghosts,” Cats – Music and Lyrics by Andrew Lloyd Webber & Taylor Swift
  • “I’m Gonna Love Me Again,” Rocketman – Music by Elton John, Lyrics by Bernie Taupin
  • “Into the Unknown,” Frozen II – Music and Lyrics by Kristen Anderson-Lopez & Robert Lopez
  • “Spirit,” The Lion King – Music and Lyrics by Timothy McKenzie, Ilya Salmanzadeh & Beyoncé
  • “Stand Up,” Harriet – Music and Lyrics by Joshuah Brian Campbell & Cynthia Erivo

Seria më e mirë televizive – Komedi ose Muzikal

  • Barry
  • Fleabag
  • The Kominsky Method
  • The Marvelous Mrs. Maisel
  • The Politician

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Film

  • Kathy Bates, Richard Jewell
  • Annette Bening, The Report
  • Laura Dern, Marriage Story
  • Jennifer Lopez, Hustlers
  • Margot Robbie, Bombshell

Filmi më i mirë i animuar

  • Frozen II
  • How to Train Your Dragon: The Hidden World
  • The Lion King
  • Missing Link
  • Toy Story 4

Skenari më i mirë

  • Marriage Story – Noah Baumbach
  • Parasite – Bong Joon-ho & Han Jin-won
  • The Two Popes – Anthony McCarten
  • Once Upon a Time in Hollywood – Quentin Tarantino
  • The Irishman – Steven Zaillian

Aktori më i mirë në rol kryesor, serial – Dramë

  • Brian Cox, Succession
  • Kit Harington, Game of Thrones
  • Rami Malek, Mr. Robot
  • Tobias Menzies, The Crown
  • Billy Porter, Pose

Fimi më i mirë në gjuhë të huaj

  • The Farewell
  • Les Misérables
  • Pain and Glory
  • Parasite
  • Portrait of a Lady on Fire

Aktorja më e mirë në rol kryesor, serial – Komedi ose Muzikal

  • Christina Applegate, Dead to Me
  • Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel
  • Kirsten Dunst, On Becoming a God in Central Florida
  • Natasha Lyonne, Russian Doll
  • Phoebe Waller-Bridge, Fleabag

Seria më e mirë televizive – Dramë

  • Big Little Lies
  • The Crown
  • Killing Eve
  • The Morning Show
  • Succession

Aktori më i mirë në rol dytësor, Seri e Limituar

  • Alan Arkin, The Kominsky Method
  • Kieran Culkin, Succession
  • Andrew Scott, Fleabag
  • Stellan Skarsgård, Chernobyl
  • Henry Winkler, Barry

Aktori më i mirë në rol kryesor, Seri e Limituar 

  • Christopher Abbott, Catch-22
  • Sacha Baron Cohen, The Spy
  • Russell Crowe, The Loudest Voice
  • Jared Harris, Chernobyl
  • Sam Rockwell, Fosse/Verdon

Aktori më i mirë në rol kryesor, seri – Komedi ose Muzikal

  • Michael Douglas, The Kominsky Method
  • Bill Hader, Barry
  • Ben Platt, The Politician
  • Paul Rudd, Living With Yourself
  • Ramy Youssef, Ramy