Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet makina e djegur e autorëve

497
Sigal

Është gjetur makina e djegur e autorit të dyshuar të vrasjes së Guxim Gjuriqit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Partizani në Tropojë.

Burime bëjnë me dije  se makina e djegur është gjetur në fshatin Golaj të Hasit.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë mbrëmjen e djeshme në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.