Mihrije Braha tregon incidentin: Si mi shkuli fansja flokët në mes të koncertit

282
Sigal

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të fansave, ku ka treguar dhe një situatë mjaft qesharake që ka përjetuar gjatë një koncerti.

Ajo tregon se një vajzë e vogël i ka shkulur flokët mes koncerit për ta vërtetuar nëse mban paruke apo jo.

“Kam një histori shumë interesante. Në një koncert në një palestër sportive ku ishin rreth 3 mijë njerëz kanë dalë shumë fëmijë për të më përqafuar dhe njëra me përqafoi dhe më shkuli flokët. Unë e pyeta pse po mi shkul fokët dhe vajza u shpreh se më ka thënë mami që ti mban paruke, nuk i ka flokët e veta prandaj provoje nëse është e vërtetë apo jo”, është shprehur Mihrije.