McAllister dënon shembjen e Teatrit Kombëtar

318
Sigal

David McAllister kritikoi shembjen dhe metodat e përdoruar për shembjen e Teatrit Kombëtar, sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Ai e quajti atë një tjetër goditje mundësisë për dialog në vend.

“Jemi të shqetësuar për efektin dhe mënyrën e prishjes së Teatrit Kombëtar, me 17 maj, e kritikuar gjërësisht si shkatërrim i një objekti me rëndësi të trashëgimisë europiane duke i dhënë një tjetër goditje mundësisë për dialog dhe kompromis”, tha Kryetari i Komitetit të Jashtëm në PE.